Kritika Ramës në FB: Ndërto stadiumin, ose mos shkel më në Shkodër. Kryeministri: Durim, do të bëhet!

Mar 22, 2015 | 13:30
SHPËRNDAJE

Pas kritikave të shumta që i kanë ardhur nga miq e ndjekës pa fund në rrjetin social Facebook, që e akuzojnë për mashtrim dhe mosmbajtjen e premtimit për ndërtimin e stadiumit të Shkodrës, Rama i fton ata të bëjnë durim.

Postimi i Rames ne FB

Me një postim të shkurtër në FB e Twitter, Rama u kujton se stadiumit do të bëhet, por për këtë duhet pasur durim, pasi sipas tij, nuk është ndërtim pa leje, por diçka që do organizim të mirë. 

“Ndjekes ne Të e FB qe perserisni nderto stadiumin Loro Boriçi s’po bejme ndertim pa leje te dale ku te dale prandaj durim stadiumi do behet!”- shkruan Rama. 

Reagimi vjen pas nje lumi postimesh ne statuset ku Rama njofton zhvillimet apo aktivitetet e dites.

Keshtu ndodhi edhe sot, kur njoftoi diten me inaugurime ne Durres, e poshte ketij statysi vershuan qindra te irrituar qe presin padurim ndertimin e stadiumit te Shkodres, premtim i bere nga vete Rama, po publikisht.   

Disa nga komentet ne profilin e Rames  

Sabo Kodra Nderto stadiumin “Loro Boriçi” ose mos shkle kurr ma n’Shkoder

Ardi Doçi ndërto stadiumin o pall mos na rrej hahaha dhe pse sjam shkodran ndërtoje se do luajm me Serbinë aty

Bledar London Berat Daja Lene stadiumin se Ka kohe, hap rugen te ikim ne angli, se edhe maunet I kane bllokuar

Vllaznit Ultras Z.Kryeminister Me Beso Jena Plot Qe Po Presim Nje ‘PO’ Per stadiumin , Na kthe nje Pergjigjje se ska lezet Ma , Mos Fshini Komente e bllokoni njerez qe te Mos Komentojm , Mbaje fjalen.

Vllaznit Ultras Nderto stadiumin “Loro Borici” ose mos me shkel ma ne SHKODER.

Jurgena Jurghy Bej dicka per shkoder locen….se ne nje vit e gjyse qeverisje vec nje her t’kam PA ne shkoder zotni! MAS kujto se tallesh me popullin shkodran po jepi perparim djepit te kultures shqiptare! Turpppp!

 Eni Endrit Lezha Nderto stadiumin Loro Boriqi ose mos shkel ma ne Shkoder

Shpres Karmai Bej kujdes kur te vish ne shkoder nuk do te ndahesh pa asgje

Klejdi Ermanno Nderto stadiumin

Elton Zojza Nderto stadiumin “Loro Boriçi” ose mos shkle kurr ma n’Shkoder

Nevro Vera per koncert jemi  se pun nuk kemi  aman pun duam se skemi  skemi asnjelloj ndime

Toni Toni pa ndeshje ne loro borici kundra serbis asnje premtim spi me uje

Klodian Daja Stadiumin o kryeminister te pakten shohim ndeshje se punet I ke mbyll.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura