Kritika në Eurosong për Enedën: “Një këngë pa lidhje për shqiptarët e jo më për botën”

Apr 19, 2016 | 11:56
SHPËRNDAJE

Pasi iu vunë të gjithë kundër për anglishten që linte për të dëshiruar gjatë intervistës në Amsterdam, Eneda Tarifa tani po testohet për variantin anglisht “Fairytale” të këngës “Përallë”. Eneda, e cila është duke dhënë koncerte “live” nëpër Europë , do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e këngës “Eurovision”, që do të mbahet në Suedi në datat 10, 12 dhe 14 maj.

Tarifa ka hequr dorë nga spektakli “Portokalli” për këtë event, ku do të këndojë e parafundit, duke u renditur e 18-ta në garë. Ka rënë në sy fakti që kënga ka pasur shumë pro dhe kundër, si dhe ka marrë shumë dislike në YouTube nga fansa të Eurosongut, të cilët e cilë- sojnë një këngë depresive, të ngadaltë dhe të mërzitshme.

albania-eneda-tarifa-fairytale-600x376

Midis tyre ka pasur nga ata që e kanë etiketuar Enedën si një imituese apo “motrën në versionin old” të Alexandra Stan, ndërsa të tjerë janë shprehur se e gënjen mendja këngëtaren nga Shqipëria se duke konkurruar me titullin “Fairytale”, mund të fitojë këtë festival, siç ndodhi në 2009- n me këngëtarin norvegjez Alexande Rybak, i cili fitoi Eurosongun me këngën me këtë titull.

Gjithsesi, shumë prej tyre përqendrohen tek anglishtja dhe theksi i Enedës gjatë debutimit, duke e cilësuar versionin më të keq të mundshëm të këngës së krijuar nga kompozitorja Olsa Toqi. Shumë prej tyre e shprehin e hapur që Shqipëria nuk mund të ketë shance të kualifikohet në finale, për faktin se kënga është shumë e mërzitshme, madje mund të eleminohemi që natën e parë.

“Një këngë pa lidhje për shqiptarët e jo më për botën”, shkruan një djalë shqiptar që jeton në Diasporë. Ndërsa të tjerë shprehen se ishte e tepërt që Shqipëria të përfaqësohet në botë me një këngë kaq tragjike. Gjithsesi, nuk mungojnë edhe komentet pozitive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura