“Kritika e etikës globale”/ Artan Fuga për librin e Dritan Abazoviç: Nuk ka të dytë në gjuhën shqipe

Feb 21, 2023 | 21:16
SHPËRNDAJE

Profesori dhe akademiku Artan Fuga, ka vlerësuar librin e Dritan Abazoviçit, “Kritika e etikës globale”. Sipas Fugës, ky është një libër që nuk ka të dytë në gjuhën shqipe.

fuga

“Dritan Abazoviq, një mendje superinteligjente, pavarësisht si do të shkojë fati i qeverisjes në Mal të Zi, sepse nuk varet thjesht prej tij dhe zotësive të tij të pazakonta, do të mbetet gjithsesi në histori”, shkruan nder të tjera profesor Fuga.

Postimi i Artan Fugës

Këtu sot me mikun, analistin, specialistin e gjeopolitikës ballkanike dhe të marrëdhënieve publike, z. Mentor Nazarko, ku në emër të shtëpisë botuese NAZARKO, më dhuroi dy kopje të librit të dr. Dritan Abazoviq mbi etikën e globalizimit që ata kanë botuar.

Kam bërë me shumë dëshirë dhe kënaqësi një parathënie modeste për atë libër të shkëlqyer që nuk ka të dytë në gjuhën shqipe!

Dritan Abazoviq, një mendje superinteligjente, pavarësisht si do të shkojë fati i qeverisjes në Mal të Zi, sepse nuk varet thjesht prej tij dhe zotësive të tij të pazakonta, do të mbetet gjithsesi në histori!

Që nga rënia e Perandorisë otomane ai është shqiptari i parë dhe deri tani i vetëm që ka arritur ofiqin shtetror më të lartë, atë të kryeministrit, në një vend jashtë kufijve të Shqipërisë që është anëtar i OKB!

Nuk është rastësisht! Sigurisht ai nuk është në atë post thjesht si shqiptar, por si qytetar malazes, por vetëm ky fakt, e ndihmon reputacionin dhe statusin e shqiptarëve në atë vend me bukuri të veçanta!

Ndiqeni fatin politik të këtij njeriu, sepse ju thashë, pavarësisht se çfarë do të bëhet me qeverinë që ai drejton aktualisht, Dritan Abazoviq duket se do të ketë një karrierë të madhe dhe një ndikim madhor mbi fatet ballkanike!

E them ftohtë dhe pa asnjë pasion!

Një brez i ri politikanësh na duhet në Ballkan dhe mes shqiptarëve!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura