Kriteret e reja për serviset e makinave, sa do gjobiteni në rast se nuk plotësoni këto kushtet

Apr 25, 2018 | 16:00
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pritet të nisë kontrollet për zbatimin e kritereve ligjore nga subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e riparimit të automjeteve dhe transportit rrugor.20150209_133557

 

 

Kriteret janë të ndara në kategori për riparimin e pjesëve mekanike, riparimin e karrocerisë, riparimin e impiantit elektrik, riparimin e gomave, por edhe për subjektet që tregtojnë mjete me motor dhe rimorkio apo kryejnë grumbullimin dhe shkatërrimin e mjeteve të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.

Lista me kriteret është e ndarë për pajisjet dhe instrumentet, ambientin si dhe dokumentacionin e nevojshëm. Krahas mjeteve të punës, kriteret kërkojnë zotërimin e një kompjuteri, pajisjet e mbrojtjes nga zjarri dhe kutinë e ndihmës së shpejtë.

Sa i takon ambientit, ai duhet të jetë të paktën 30 metër katror, të ketë zyrë për punë administrative dhe nyje hidrosanitare (tualet).
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/04/25/kriteret-e-reja-per-oficinat-e-mekanikeve-sa-jane-gjobat/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura