“Krisu ti dhe ajo pu** jote”/ Luizi tha se do marrë hak kur të dalë, Amos Zaharia flet për ofendimin e rëndë ndaj Kiara Titos: Kam kërkuar falje, por…

Mar 17, 2023 | 15:11
SHPËRNDAJE

Aktori Amos Zaharia iu është referuar ofendimit të rëndë që i bëri Kiara Titos në shtëpinë e BBV ku iu drejtua me fjalën “pu****”, pasi Luiz Ejlli deklaroi se do të marrë hak për këtë ofendim.

kiara amos luiz

Ai u shpreh se e ka thënë në një moment nervash dhe nëse do kthente kohën pas do i tërhiqte ato fjalë.

Gjatë një interviste tha se ka komunikuar me familjarët e moderatores në rrjetet sociale dhe u ka kërkuar falje.

 “Vetëm fjalën që kam thënë për Kiarën do të tërhiqja mbrapsht, e kam thënë në nerva e sipër, por nuk dua të justifikoj veten time.

Kur je në Tv duhet ta ruajmë pak etikën, edhe të japim shembull më të mirë. E di që kam bërë gabim, ishte moment nervash i kam kërkuar falje edhe familjarëve të saj, kam komunikuar në rrjetet sociale.

Njerëz jemi gabime do bëjmë, por të jemi edhe tolerant me njëri-tjetrin”, tha ai i ftuar në RTV Ora.

Amos Zahari gjatë një debati me Luiz Ejllin në BBV iu drejtua këngëtarit me fjalët “Krisu tani ti edhe ajo p*tana jote”, referuar Kiara Titos.

Ndërkohë Luiz Ejlli deklaroi se për këtë ofendim, do të marrë hak pas daljes nga “Big Brother VIP”.

“Të është thënë një fjalë nga një banor që nuk është më këtu. Fjalë shumë e rëndë që më ka prekur mua dhe ka më shumë se dy muaj. Kur të dal jashtë, do ja kthej përgjigjen. Dua të tregoj që unë nuk harroj”, tha këngëtari gjatë një bisede me Kiara Titon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura