Kristian Vieri: CR7? Tani e quajnë plak vetëm nga zilia

Aug 23, 2018 | 9:21
SHPËRNDAJE

Kristian “Bobo” Vieri është gjithashtu i elektrizuar nga mbërritja e Kristiano Ronaldos, edhe pse tashmë ai e shijon futbollin nga televizori. Ish-bomberi i Juventusit, Interit, Milanit, por edhe i shumë skuadrave të tjera, ka dashur të thumbojë të gjitha rivalët e bardhezinjve në Itali dhe në Europë, të cilët mërmërisin dhe duken skeptikë mbi afrimin e Kristiano Ronaldos nga torinezët. “Ronaldo mbërriti në Itali në moshën 33-vjeçare, por papritur kanë nisur gjithë të mërmërisin.

vieri

Tani thonë: ‘Është 33 vjeç, është plak’. Por që të gjithë janë thjesht ziliqarë, sepse Juventusi nxori nga xhepat 100 milionë ‘llapusha’, e bleu, afroi lojtarin numër një në botë ndërsa të tjerët vazhdojnë të thonë, ‘jo, por është plak, nuk ka më atë forcën, do të bëjë më pak gola’. Ke blerë numrin një në botë, e ke sjellë në Itali, por pse nuk duhet të jenë të lumtur të gjithë?! Ndërkohë të gjithë mërmërijnë, nga zilia dhe kaq.

Në gjeneratën time kam luajtur me më të fortit, por përveç Ronaldo ‘Fenomenit’, është Ronaldo portugezi i vetmi në botë aktualisht që spostojnë ekuilibrat, që arrijnë të marrin për dore të vetëm skuadrat. Unë këtë e kam parë kur mbërrita tek Interi: kur pashë Ronaldo da Limën në aksion ishte shkatërrues, të tërbonte, të eksitonte dhe bënte gol çdo të diel. Ronaldo portugezi është e njëjta gjë: ka shënuar më shumë se 600 gola. E dini çfarë do të thotë kjo shifër?! Do të thotë të të garantojë 50 gola në sezon, roveshata, gola me të majtën e më të djathtë. Çdo të diel, ky CR7 do të shënojë, është një makineri golash, – vazhdon Vieri.

ronaldo juve

– Juventusi ka fituar 7 kampionate rresht. Në të fundit hasi më shumë vështirësi, por ishte lodhje mendore, jo fizike, sepse kur fiton çdo vit është normale që herët a vonë të lëshosh pak. Por me afrimin e Ronaldos, Juventusi ka bërë që të gjithë futbollistët në grup të rrisin nivelin e përqendrimit, dëshirës për t’u stërvitur, për t’u lodhur edhe më shumë në fushë. Kur ke një si Ronaldo përkrah, të detyron që të rrisësh gjithçka në maksimum.

Tani e tutje, të 25 lojtarët që ka në grup Alegri do të jenë në nivel alerti maksimal, jo vetëm të përqendrimit, por edhe të dëshirës për të punuar, për të shtuar dozën teknike dhe atë fizike. Më thanë se në ndeshjen kundër Kievos kishin ofruar një zotërim topi, në të cilin askush nuk gabonte një pasim. Kjo do të thotë se tani të gjithë kanë dëshirë që të luajnë gjithmonë e më mirë dhe kur ke dëshirë që të lodhesh edhe më shumë për të mirën e skuadrës, atëherë kjo të bën të pathyeshëm, – shprehet ‘Bobo’ që në fund e mbyll me një batutë. – Vieri-Ronaldo apo Dibala-Ronaldo? Sigurisht që unë dhe Roni. Vetëm me këtë dyshe nuk ka histori”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura