Kristi Vangjeli largohet nga Skënderbeu, zgjedh Greqinë prej familjes

Jun 20, 2018 | 18:09
SHPËRNDAJE

Kristi Vangjeli është largimi i radhës nga Skënderbeu. Mbrojtësi mbetet shumë pranë firmës me një skuadër greke. Korçari mendon që ta vijojë karrierën pranë familjes, ndaj edhe “divorci” me bardhekuqtë është pranë zyrtarizmit. Në këtë mënyrë, përgjigjja që Ardjan Takaj pret prej 32-vjeçarit, do të vijë negative brenda këtyre ditëve.

vangjeli

Është çështje orësh që Vangjeli të mbyllë kontratën me ekipin e tij të ri, i cili ende nuk është konfirmuar. Megjithatë, burimet pranë lojtarit bëjnë me dije se me 90 për qind destinacioni i ardhshëm do të jetë pikërisht Arisi i Selanikut. Në këtë ekip mbrojtësi është rritur si futbollist, ndaj edhe helenët e kanë mirëpritur rikthimin e tij.

Në këtë mënyrë duket se familja ka vendosur për të ardhmen e korçarit. Me dy fëmijë të vegjël, Vangjeli e kishte të pamundur për të qëndruar larg tyre dhe ka vendosur që të sistemohet pikërisht në Greqi.

vangjeli

Në këtë mënyrë, Skënderbeu humb edhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm të prapavijës dhe tashmë i duhet që të mendojë për të ribërë edhe një herë repartin e mbrojtjes. Gjithsesi, kjo do të ndodhë, pasi korçarët të sigurojnë vazhdimësinë e ekipit me të cilën Ardjan Takaj duket se po merret personalisht.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura