Kristi Pejo, shqiptarja në garën e bukurisë botërore në Kinë

Dec 1, 2014 | 14:50
SHPËRNDAJE

Ajo është 20 vjeç dhe përfaqëson Shqipërinë në një prej garave më të mëdha të bukurisë në botë, që sot zhvillon natën finale në Kinë. Kristi Pejo, studentja e vitit të dytë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës, është bukuroshja shqiptare e përzgjedhur për të marrë pjesë në “Miss Model of the World” në Shenzhen, Kinë. Pejo është zgjedhur si shoqëruesja e parë e “Miss Albania 2014”. Konkursi po zhvillohet nga 26-30 nëntor, duke shënuar kështu edicionin e tij të 26-të. I themeluar në vitin 1988, “Miss Model of the World” është i pari konkurs i modelimit në botë. Ai është organizuar për herë të parë në Turqi, me pjesëmarrjen e 42 shteteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura