Kristi: Më tundon Alba si femër, nuk besoj te lidhja e saj me Diedonin

May 24, 2015 | 11:10
SHPËRNDAJE


Një nga lojtarët që shquhet për humorin e tij në “BB8”, i ka çuditur banorët e tjerë duke pohuar se Albën nuk e sheh thjesht si shoqe, pasi ajo e tundon si femër. Gjatë një bisede me Eleonorën, ai i ka pohuar asaj se nuk beson te lidhja e Albës me Diedonin, dhe se pas largimit të tij nga shtëpia, dëshiron ta shohë Albën se sa do ia dalë e vetme në lojë. Eleonora e pyeti Kristin nëse e tundon Alba si femër dhe nëse ai mundohet ta shikojë si shoqe. Dhe ai deklaroi se e tërheq Alba si femër, por meqë partneri i saj nuk është më në shtëpi, ai mundohet ta respektojë dhe ta shikojë si shoqe. Por si gjithnjë Eleonora e ngacmoi me pyetje interesante se kur ai thotë këto fjalë, po mendon si mashkull apo si lojtar, dhe ai i përgjigjet që sigurisht si lojtar. Aktualisht Kristi po sillet keq me Albën, megjithëse është përqendruar tek ajo, dhe kjo për faktin se Alba ishte si loja e parë për të kur hyri në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura