Krisi arma pas shkopinjve të bejsbollit, detajet e sherrit në Durrës ku mbeti i vrarë babai dhe u plagos djali. Autorët i ndoqën pas dhe…

Sep 19, 2020 | 15:40
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku një person humbi jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.policia-naten-644x450

Sipas informacioneve të dhëna nga Policia e Durrësit, ngjarja ndodhi në Lagjen numër 13, në Durrës, pas një konflikti mes disa personave. Viktimë ka mbetur shtetasi Armando Baboçi, 39 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur i biri, Erald Gjini, 19 vjeç.

Burimet thanë se 19-vjeçari ka ndërruar mbiemrin gjatë kohëve të fundit. Ndërkohë, mësohet se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në Lagjen nr. 13, jashtë ambienteve të një lokali, babë e bir janë konfliktuar me një grup personash, fillimisht verbalisht e më pas me sende të forta, karrige, shkop bejsbolli dhe leva.

Pasi sherri ka agravuar mes palëve, njëri prej tyre ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar ndaj 39-vjeçarit Armando Baboçi dhe djalit të tij. Këta të fundit, sipas uniformave blu, kanë tentuar t’u largohen personave të armatosur, por pa mundur tu shpëtojnë atyre. Pala kundërshtare, me të cilët babë e bir u përplasën fizikisht, i kanë ndjekur nga pas dhe njëri prej tyre i ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur.

NGJARJA

Sipas Policisë, babë e bir u qëlluan pas sherrit që patën me nje grup djemsh, 5 prej te cileve u arrestuan sot, ndersa tre jane shpallur ne kerkim.

Fillimisht sherri nis mes Erald Gjinit dhe Klodian Dacit. Policia tha zyrtarisht se sherri mes tyre ka nisur për çështje banale. Ndërsa situata ka agravuar kur kanë nisur të përdorin sende të forta ndërmjet tyre. 39- vjeçari dhe djali i tij, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, kanë tentuar të largohen nga duart e kundërshtarëve, por pa rezultat.

Njëri prej pjesëtarëve të familjes Tatosi mbante me vetë një armë zjarri, çka ka çuar në agravim të situatës, duke e nxjerrë atë dhe duke qëlluar ndaj babë e bir. Ky i fundit ka marrë një plagë në dorë, ndërsa i ati u plagos në bark, plagë që i shkaktoi edhe vdekjen. Babë e bir u dërguan menjëherë në spital, por Armando Baboçi nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë, ndërsa i biri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që la një të vdekur dhe një të plagosur në Durrës. Ndërkohë, Policia ka bërë shoqërimin e gjashtë personave që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sakaq, Policia e Durrësit ka marrë në pyetje disa persona, të cilët kanë qenë të pranishëm momentin kur ndodhi sherri mes dy palëve. Ata kanë treguar gjithçka kanë parë dhe më pas janë lënë të lirë.

Disa prej sendeve të forta që u përdorën gjatë sherrit janë gjetur të shpërndara në rrugët e Lagjes numër 13.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura