Krishtlindjet, Siti dhe Guardiola do t’i festojnë në… ajër (FOTO)

Dec 21, 2021 | 15:59
SHPËRNDAJE

Për shumicën, Krishtlindja është momen ti më i përshtatshëm për të kaluar kohë me të dashurit e tu, fituar kohën e humbur me familjen dhe reflektuar për një tjetër vit që lëmë pas.

siti

Për tifozët më fanatikë anglezë të Premier Ligës është edhe një lodhje e bukur për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës në çdo cep të Anglisë, në kalendarin e ngjeshur festiv të futbollit. Me rastet e fundit të COVID-it, nuk përjashtohen shtyrje të tjera të ndeshjeve të Premier Ligës gjatë ditëve të ardhshme, ku skuadrat do të zbresin tri herë në fushë në harkun e një jave.

harta

Skuadra që do të fluturojë më shumë është Njukasëlli, me 986 milje në total. Sepse në program për “Qymyrxhinjtë” janë sfida me Mançester Junajtidin në shtëpi më 27 dhjetor, pastaj transfertat në Liverpul më 30 dhjetor (Evertoni) dhe Sauthemptoni (2 janar). Kryesuesit e Mançester Sitit, të cilët do të presin Lestërin më 26 dhjetor, do të fluturojnë dy herë drejt kryeqytetit për transfertat me Brentfordin më 29 dhjetor dhe Arsenalin ditën e parë të vitit 2022. 818 milje për  skuadrën e Guardiolës janë distanca më e gjatë se e gjithë rivalëve të tjerë.

Krishtlindje të qeta për Ralf Rangnikun dhe skuadrën e tij që ka 294 milje fluturim vajtje-ardhje për transfertën me Njukasëllin më 27 dhjetor, por do të luajë në shtëpi kundër Bërnlejt (30 dhjetor) dhe Uolvesit (3 janar). Kristal Palasi është skuadra më me fat, sepse 3 ndeshjet e saj i ka në kufijtë e kryeqytetit dhe vetëm 34 miljet e transfertës me Totenhemin do të rëndojnë mbi skuadrën e Vieirasë më 26 dhjetor, sepse pastaj pret Noruiçin dhe Uest Hemin.

fluturimet

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura