Krishtilindje në Teatër, nga Bibla te realiteti dhe mbijetesa 2 vjeçare. Aktiviteti që do bëjë bashkë aktorët e njohur

Dec 24, 2019 | 13:54
SHPËRNDAJE

e7dce8cd-c5dc-4aca-bbfb-b36e87ab9019

Në sallën e Teatrit Kombëtar zbret magjia e festave. Në vigjilje të Krishtlindjeve, e cila kremtohet në mbarë botën, sot, më datë 24 dhjetor, është organizuar një aktivitet me artistë të njohur të teatrit.

Bibla do të ndërthuret me realitetin që ky teatër po jeton në këto dy vite mbijetesë, duke përcjellë mesazhe shprese dhe bashkimi.

Artistët pjesëmarrës që në këtë festë të fundvitit për Teatrin janë aktorët e mirënjohur, si Justina Aliaj, Neritan Liçaj. Robert Budina, Romir Zalla, Raimonda Shundi, Adriana Tolka, Juli Emiri dhe Gentian Gaba.

Ndërsa Fatmira Nikolli si kronikan të historikut dhe ndërtesës ekzistuese mbështetur kryesisht në atë çka ka shkruar studiuesi Aurel Plasari.

bb20b1f3-2f9f-4bda-8c33-edda50668dd2 07cfc383-b1ce-46d0-9f49-3911686a8c7a 19087d8f-d3f4-4612-b557-dca61736841e a847c1f9-ff0a-4b6c-b484-867aec5815ca

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura