Kris Jenner tregon të vërtetën, ja pse Kylie shitit gjysmën e aksioneve të kompanisë

Nov 21, 2019 | 12:53
SHPËRNDAJE

Ajo pak ditë më parë shiti 51% të aksioneve të kompanisë së saj të kozmetikës për shifrën marramendëse prej 600 milionë dollarë.

“Dje ishte një ditë me të vërtetë e madhe për Kylie dhe ekipin tonë në Kylie Cosmetics. Ishte me të vërtetë një moment që familja jonë të ishte krenare”, u shpreh Kris në një intervistë për Squaëk Box CNBC.

Sipas saj, arsyeja pse Kylie i shiti këto aksione ishte vazhdimi i biznesit ekzistues në një markë globale.

“Unë mendoj se qëllimi është të vazhdojmë të ndërtojmë biznesin ekzistues të bukurisë së Kylie në një markë globale. Ky është vizioni. Ne vendosëm të partnerizohemi me Coty sepse ata ndajnë të njëjtin vizion si ne për ndërtimin e kësaj gjëje të madhe. Ne ëndërrojmë gjëra të mëdha dhe kjo është diçka për të cilën jemi të entuziazmuar. ”

Kylie Cosmetist është vlerësuar aktualisht nga ‘Coty’ me 1.2 miliardë dollarë.

Burimi: Pagesix.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura