“Krimi tregoi se godet aty ku dhemb më shumë”/ Besnik Mustafaj mesazh Ramës pas sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares

Aug 30, 2018 | 17:48
SHPËRNDAJE

“Kur mafia arrin të godasë mbi gazetarët tregon se ndihet e lirë të veprojë”. Kështu u shpreh analisti dhe ish ministri Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ku komentoi sulmin me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Mustafaj shtoi se autorët kanë lënë një mesazh se: nëse gazetarët flasin, ata mund të godasin aty ku dhemb më shumë.

mustafaj-653x450

“Kur mafia arrin të godasë mbi gazetarët tregon se ajo ndihet e lirë të veprojë. Mbi shtypin ka goditur mafia italiane dhe Eskobari, ndërsa të tjerët nuk kanë sulmuar asnjëherë gazetarët, pavarësisht se ata janë të ndëshkuar në vendet e luftës. Sulmi është një tregues se krimi është i lirë dhe ky guxim që merr krimi është një mesazh mafioz. Ata nuk guxuan të bëjnë viktima, por kanë treguar se do godasin aty ku dhemb më shumë. Autorët kanë qenë në dijeni se gazetarja nuk kanë qenë në banesë. Ata kanë dashur të thonë se nëse ju hapni gojën ne do godasim më shumë, tha Mustafaj.

Ish ministri tha gjithashtu se kryeministri nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur median, por e quan ‘kazan’. Sipas Besnik Mustafajt, duhet të shkëputen lidhjet e politikes me krimin.

“Nëse kryeministri thotë në mënyrë të përsëritur ‘kazan, kazan’ tregon se ai nuk do bëjë asgjë për të mbrojtur shtypin. Ministri Xhafaj duhet të dilte në konferencë për këtë çështje. Duhet të këputen lidhjet me politikën dhe politika përmes institucioneve duhet të godasë krimin. Ky sulm nuk është për gazetarët e kulturës, por një mesazh për gazetarët e terrenit dhe për drejtuesit e medias”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura