Krimi në mes në Tiranës, çfarë fshihet pas atentatit me minë të telekomanduar ndaj Preng Gjinit në Tiranë

Sep 16, 2020 | 13:04
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Shpërthimet me eksploziv u rikthyen dje në kryeqytet, në formën e një atentati të mirorganizuar, që la të plagosur rënde një 50-vjeçar.pjimage (5)

Një minë e telekomanduar, e vendosur në pjesën e poshtme të makinës që drejtonte Preng Gjini, nga Rrësheni, shpërtheu në momentin kur ai po udhëtonte mbi urën e lumit Lana, që ndodhet te zona e njohur si ish-Stacioni i Fundit i Tiranës së Re.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u ndje në një rreze të gjerë, edhe në zona të Tiranës që ndodhen shumë larg vendit të ngjarjes. Për shkak të këtij shpërthimi u plagosën lehtë edhe dy kalimtarë, një shtetas italian dhe një fëmijë, që u dërguan për mjekim në Spitalin e Traumës.makina shperthim preng gjoni

Ndërsa objektivi i këtij atentati, që sipas burimeve dyshohet të ketë si motiv larjen e hesapeve, Preng Gjini, i është nënshtruar një ndërhyrjeje të gjatë krirugjikale dhe mjaft delikate, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar nga shpërthimi.

Mjekët thanë se ai ka pësuar dëmtime të gjymtyrëve të poshtme, por edhe të organeve të ndryshme. Të njëjtat burime thanë se i plagosuri është vëllai i Armando Gjinit, i cili u ekzekutua më 13 gusht të vitit 2019, në qendër të qytetit të Rrëshenit.

E nisur nga ky fakt, duket se pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është e njëjtë me atë që u hetua vrasja e vëllait të tij, paçka se për më shumë se një vit edhe ajo ngjarje është e pazbardhur. Pra, po hetohet për një ngjarje që ka si motiv larjen e hesapeve për pazaret e drogës.atentati preg gjoni ]

NGJARJA

Ora nuk kishte shënuar ende 19:00, kur në Tiranë u dëgjua një shpërthim i fuqishëm, që në fakt ndodhi mbi urën që ndodhet tek ish-Stacioni i Fundit i Tiranës së Re, por që u ndie pothuajse në të gjithë kryeqytetin.

Një makinë tip “Mercedez Benz” ishte hedhur në erë nga një minë e telekomanduar, duke u dëmtuar në pjesën e përparme. Brenda makinës, dëshmitarë të shumtë panë një person të gjakosur, drejtuesi i mjetit, i cili nuk po lëvizte për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë.

Brenda pak sekondash, zona u rrethua nga forcat e Policisë dhe ambulanca u nis menjëherë drejt vendngjarjes. Menjëherë u konfirmua se personi brenda në makinë kishte shenja jete, edhe pse ndodhej në gjendje kritike dhe u nis me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Më pas erdhi edhe identifikimi i tij. I plagosuri ishte Preng Gjini, 50 vjeç, nga Rrësheni. E teksa Policia nisi verifikimet e menjëhershme për të mësuar më shumë rreth tij apo shkaqeve të ngjarjes, rezultoi se i plagosuri është vëllai i Armando Gjinit, i cili u vra vjet në një atentat mafioz, brenda në makinën e tij, teksa ishte i shoqëruar nga e shoqja dhe fëmijët.

HETIMI

Preng Gjini është i fundit në listën e personave që i bëhet atentat, ndërsa konflikti midis dy familjeve në Rrëshen vazhdon prej vitesh. Teksa Preng Gjini ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, kohë më parë, më 7 janar të këtij viti, u ekzekutua në mënyrë mafioze Kastriot Reçi.

Ai ishte viktima e pestë në tri vitet e fundit në Rrëshen. Në vitin 2017, Reçit i vranë vëllain, në mes të Romës në Itali. Në prill të atij viti, Gaspër Reçi, 43 vjeç, i cili jetonte prej vitesh në Romë, u vra nga 4 të shtëna me pistoletë, nga një distancë e afërt.

Ndërsa më 13 gusht të vitit 2019 u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit, në sy të dy fëmijëve, Armando Gjini, vëllai i Preng Gjinit, i njohur edhe me emrin Tonin Gjini.

Shkak për këtë ngjarje, sipas Policisë, dyshohej e kaluara e tij në Belgjikë. Gjini u qëllua disa herë me pistoletë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. 48-vjeçari dyshohet të jetë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Rebani Jaupaj: Dyshohet hakmarrja mes tij e disa personaverebani jaupaj

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, ka dhënë detaje mbrëmë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur kryeqytetin. Si pasojë e shpërthimit në ish-stacionin e fundit të Tiranës së Re, mbeti i plagosur Preng Gjini, vëllai i Armando Gjinit, që një vit më parë këtij të fundit iu bë atentat në qendër të Rrëshenit.

“Në orën 19:00, sapo mjeti është futur në urë me drejtues Preg Gjinin, ka ndodhur një shpërthim që dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimor me specialistë të krimeve të rënda”, tha Jaupaj. I pyetur për pistat e hetimit, Jaupaj tha se nuk mund të japë prononcim për këtë, pasi është ende në hetim çështja, por dyshohet pista e hakmarrjes mes Preng Gjinit dhe personave jashtë Tirane.

“Nuk dua të bëj me dije në këto momente sepse ne organizohemi për kontrolle në vijimësi, por ka pista për një hakmarrje midis personit që është dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjera jashtë Tiranës”, deklaroi Jaupaj. I plagosuri Preng Gjini aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës dhe është futur në sallën e operacionit, por ka shpresa për rikuperimin e tij, ndonëse gjendja paraqitet tejet e rëndë.

“Nga ky shpërthim i dëmtuari është futur në sallën e operimit dhe kemi shpresa për rikuperim. Kemi dhe një kalimtar, shtetas italian të dëmtuar lehtë”, u shpreh mbrëmë nga vendi i ngjarjes drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj.

Drejtori i Traumës: Mbërriti në gjendje të rëndë

Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj, u shpreh mbrëmë se gjendja shëndetësore e Preng Gjinit është e rëndë. Ai konfirmoi se po i nënshtrohet një operacioni, teksa shton se po lufton për jetën.

“Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi. Dëmtimet janë të rënda. Mjekët janë fokusuar te shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim”, tha Zenelaj për “News 24”.

Gjini mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati që u organizua pasditen e sotme në zonën e njohur si ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re. Nga ana tjetër, burime nga Spitali i Traumës thanë mbrëmë se fillimisht atij i është dhënë ndihma e parë në urgjencën e spitalit, ku mjekët kanë bërë gjithçka për të ndaluar hemorragjinë, duke qenë se kishte dëmtime të shumta në gjymtyrët e poshtme dhe në zonën abdominale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura