Krimi në familje shfaqet sërish, burri vret guan dhe me pas veten

Jun 19, 2018 | 18:20
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë vrarë në rrugën “Fitim Duraku”, në Prishtinë.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në dy persona, njëri mashkull i vrarë nga arma e zjarrit dhe një femër e plagosur, e cila po ashtu ka ndërruar jetë pasi që nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë, dërguar medieve.

1529424871_policia

Sipas këtij institucioni, hetimet preliminare të kryera tregojnë se dyshohet që fillimisht është plagosur viktima Z.C nga personi H.C dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura