Krimi në familje, babai i vajzës: Mikeli i droguar, e nxorra nga burgu

Jun 19, 2016 | 14:47
SHPËRNDAJE

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Korçë, ku Mikel Xhiko vrau me thikë bashkëshorten e tij, Yllka Xhikon dhe më pas edhe veten, ka reaguar babai i vajzës, Emin Koçibelli.

Mikel Xhiko
Mikel Xhiko

Ai ka thënë për “Neës 24” se është i tronditur nga ngjarja. Koçibelli tregon se Mikeli nuk ishte shfaqur kurrë i dhunshëm, apo në depresion.

Ai tregon se ata ishin në mëngjes te shtëpia e tij për vizitë. “Jam i tronditur nga ajo që ka ndodhur. Mikeli nuk ka shfaqur kurrë shenja depresioni ai ishte tek unë për vizitë në mëngjes, pastaj u larguan që të ndërronin bravën e derës së banesës”, tha ai.

“Xhiko ka patur probleme me drogën. Ka qenë disa herë në burg për vjedhje. Kam paguar vetë që të dilte nga burgu”, tregon ai.

“Vajzën e mbajtëm ne, se po të kishte ikur edhe ajo do ta kishte vrarë”, vijon Koçibelli.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura