“Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet!”, zëdhënësi i Presidentit Meta thirrje të fortë: Ndërkombëtarët t’i japin përgjigjen e merituar…

Dec 7, 2019 | 10:53
SHPËRNDAJE

tedi-blushi

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka reaguar sot me një postim në rrjetet sociale për mohimin e Masakrës së Reçakut.

Sipas tij, “Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës”.

Kjo është përgjigje ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç e ka quajtur masakrën e Reçakut një krim të fabrikuar. Ai akuzoi ish-shefin e misionit verifikues të OSBE-së, Walker, për falsifikim të saj. Reagimi i tij erdhi pasi një gjykatë në Kosovë dënoi me dy vjet burg një ish-ministër serb në qeverinë e Kosovës, i cili e kishte quajtur masakrën trillim.

REAGIMI I PLOTE I TEDI BLUSHIT

GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË!
Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine!

Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës.

Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme!

Mirënjohje përjetë ambasadorit Walker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut!

LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura