Krimi makabër trondit Greqinë/ Hajdutët vranë qenin që të mos lehte dhe mbytën 20-vjeçaren në sy të foshnjës, si lidhën burrin dhe grabitën paratë

May 11, 2021 | 11:35
SHPËRNDAJE

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, ku një 20-vjeçare nënë e një fëmije të mitur ka humbur jetën, pas dhunës së ushtruar nga disa persona që hynë në banesë dhe grabitën një sasi të konsiderueshme parash.

WhatsApp Image 2021-05-11 at 11.27.29 AM

I plagosur mbeti edhe burri i viktimës, 33-vjeçari i cili u lidh në një nga karriget e banesës.

Siç raportojnë mediat greke, me shumë gjasa, autorët e krimit fillimisht e lidhën burrin dhe më pas po i bënin presion gruas për të treguar se ku ishin paratë ose bizhuteritë e saj.

Ende nuk dihet nëse ajo është abuzuar seksualisht, ndërsa dyshohet se e reja të jetë mbytur duke përdorur jastëkun. Autorët para se të hynin në banesë vranë qenin që të mos leh dhe e varën atë në kangjellat e shtëpisë.

Sipas informacionit të parë, burri i viktimës 20-vjeçare arriti të zvarritet deri tek telefonin i tij për të lajmëruar  policinë për krimin brutal që kishte ndodhur.

Si ndodhi ngjarja

Sipas raportit të policisë greke, tre autorë  të veshur me kapuç, hynë në shtëpinë dykatëshe në orët e para të mëngjesit të së martës përmes një dritareje të vogël në katin e parë.

Sipas informacioneve të deritanishme, autorët e torturuan çiftin për t’i zbuluar se ku kishte fshehur paratë dhe bizhuteritë në shtëpi.

Nga informacionet mësohet se burri i gruas që humbi jetën, ishte me profesion pilot.

Ai dëshmoi në polici se në shtëpi kishte shumën prej 10,000 eurosh, e cila u grabit nga autorët e krimit.

“Ata kishin veshur kapuçë. Nuk e di sa njerëz kishte, isha i lidhur, ishin të paktën tre , ” i tha burri i viktimës, i cili ndodhte në gjendje shoku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura