Krimi makabër në Lushnje/ Burri xheloz për gruan e masakron i dehur (pamjet e rënda nga vendngjarja)

Aug 19, 2017 | 12:39
SHPËRNDAJE

Krimi i rëndë i të premtes në Lushnje, ku Tajar Kazanxhi vrau bashkëshorten Natasha Kazanxhi me sqepar, dyshohet se ka ndodhur për shkak të xhelozisë së çiftit, raporton “tvklan”. Një fakt i tillë konfirmohet nga burime të policisë së Lushnjës, ndërsa hetimet vijojnë.

burri vret gruan

Tajar Kaxanxhi dhe bashkëshortja e tij kishin një vit të martuar. Ata vinin nga martesa të mëparshme, nga të cilat kishin pasur edhe fëmijë. Marrëdhëniet nuk ishin aspak të mira.

Edhe të premten ata kishin shkuar në banesën e vajzës së Natashës, për disa riparime ndërsa kanë nisur të debatojnë. Tajari e akuzonte bashkëshorten për tradhti, ndërsa kishte konsumuar mjaft alkool.

Në gjaknxehtësi e sipër, madje edhe pasi kishte konsumuar alkool, Tajari goditi gruan me sqepar në koke disa herë. Gjurmët e gjakut janë ende në vendngjarje. Vetë autori njoftoi policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, duke prangosur atë.

Askush nga banoret e Plukut nuk kishte dëgjuar asgjë nga sherri i tyre.  Ata thonë se çifti vinte rrallë në Pluk, pasi nuk kishin një shtëpi të tyren në fshat. Trupi i viktimës ende ndodhet në morgun e Spitalit të Lushnjës, pasi asnjë nga të afërmit nuk është paraqitur, ndërsa dy fëmijët ndodhen në emigrim. Pritet që gjatë të dielës, Kazanxhi të dalë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura