Krimi i rëndë në familjen në Kosovë, dalin detajet e reja! Djali masakroi me thikë babain dhe vëllain binjak në banesë

May 27, 2022 | 14:26
SHPËRNDAJE

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Kosovës. Baba e bir kanë mbetur të vdekur pas një sherri në familje.

kosove

Fillimisht u raportua se pasi djali me kishte vrarë babain dhe më pas ishte ekzekutuar nga vëllai binjak.

Por prokuroria Themelore e Mitrovicës ka hedhur poshtë këtë version, duke informuar se i dyshuari me iniciale M. B., ka vrarë babain e tij, shtetasin M. B., dhe vëllain binjak, U. B.

Sipas prokurorisë ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 5:30 të mëngjesit të së premtes në banesën e familjes në rrugën “Krajl Petri“ në veri të Mitrovicës

Baba e bir mësohet se janë masakruar me thikë nga djali i familjes, i cili është vendosur në prangat e policisë nën akuzën “Vrasje e rëndë”. Ndërsa nuk dihen ende arsyet e ngjarjes tragjike.

Njoftimi i Prokurorisë:

Rreth orës 5 – 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllaun binjak U.B., me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura