Krimi i pasionit/ Flet mjeku: I riu me dy plagë plumbi, në koma, ja zonat e dëmtuara. Jeta i rrezikohet nga…

Jan 22, 2018 | 23:16
SHPËRNDAJE

Mjeku i spitalit të Traumës ka dhënë detaje nga gjendja e Aldison Belulajt, i riu 23 vjecari që vrau vajzën pse i refuzoi dashurinë dhe pastaj qëlloi edhe veten me të njëjtën armë.

aldison-dhe-ariela

“Janë dy plagë që kanë shkaktuar jo pak dëme te i sëmuri, thyerje të kockave të fytyrës, dëmtime të dyshemesë së rrënjës së hundës, dhe të trurit. Kemi një zonë të madhe hemorragjike nga ana e djathtë ballore, por më e keqja është ënjtja e gjithë trurit, është në rrezik se enjta i merr jetën njeriut. Duke pasur truri hapësirë të kufizuar nëse kjo ënjtje procedon më tej truri mbyt veten dhe vjen vdekja”- tha mjeku në një deklaratë për mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura