Krimi i dyfishtë/ U njoh në market me Xhaferin, flet pronari: I dhashë fjalën Xhuljetës se…

Jun 10, 2018 | 7:30
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Maturantja Xhuljeta Çuni, e cila u ekzekutua dje me dy plumba nga ish-i dashuri 31-vjeçar, për 5 muaj kishte punuar si shitëse në një market në rrugën “Jordan Misja”.

shtepia

Në këtë dyqan ajo ishte njohur edhe me autorin e ngjarjes, Xhafer Mata, i cili banonte vetëm disa metra larg. Viktima e kishte lënë punën në market për shkak të provimeve të maturës.

Në muajin shkurt ajo ishte shkëputur pas një marrëveshjeje me pronarin, duke i thënë që do të kthehej sërish të punonte aty, pasi të përfundonte provimet. “Në muajin shkurt më tha që do të largohej nga puna, sepse do i përkushtohej shkollës. E mirëkuptova se ishte maturante. Madje i kisha dhënë fjalën se do ia ruaja vendin e punës dhe mund të kthehej sa të mbaronte provimet. Me sa di unë edhe sot kishte provim dhe për aty ishte nisur, kur u qëllua. Ka punuar 5 muaj këtu dhe ishte shumë korrekte”, u shpreh dje pronari i marketit ku kishte punuar 18-vjeçarja Çuni.

Vajza banonte pak metra larg dyqanit, afër shinave të trenit në fund të rrugës “Jordan Misja”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura