Redjan Rraja kërkoi lirinë, ja çfarë vendosi sot Apeli i Krimeve të Rënda

Nov 20, 2019 | 10:45
SHPËRNDAJE

redjan rraja

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shqyrtoi sot ankimin e bërë nga Redian Rraja ndaj vendimit të Shkallës së Parë që e kishte lënë atë në qeli gjatë hetimeve. Të njëjtën masë sigurie la në fuqi edhe Apeli kete te merkure. 

Prokuroria akuzon Rrajën si një nga personat që ka kryer atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut.

Në përgjigje të interesit të mediave, avokati Besnik Çerekja ka thënë më herët se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, nuk ka asnjë lidhje me gjurmët e gishtave të pretenduara të gjetura te syzet dhe me të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë histori”, tha avokati Besnik Çerekja.

Rraja vazhdon të jetë mohues për akuzat që i ka ngritur Prokuroria dhe ka shpjeguar se ndodhej atë ditë në Durrës për shkak se kishte punë të tijat personale me makinën./PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura