“Krim-pasioni” në Tiranë, gazetarja zbulon detaje të reja: Ja çfarë u gjet në celularin e Arielës

Jan 23, 2018 | 12:30
SHPËRNDAJE

Të tjera të dhëna janë zbuluar në lidhje me ngjarjen që tronditi jo vetëm Tiranën por të gjithë opinionin publik.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në ‘Studio e Hapur” ka treguar me detaje se si rrodhi ngjarja dhe se çafër flasin hetimet paraprake.

20170901-170811-e1507920673171

Ajo tha se nga vëzhgimi i telefonit është zbuluar se mes dy të rinjve ka pasur kontakte, javëve  të fundmi kanë qenë më të agravuuara.

“Ngjarja ka ndodhur në sy të motrës dhe kushërirës, të cilat kanë qenë duke e shoqëruar atë për në shtëpinë e saj. Janë ndaluar nga autori i cili ka udhëtuar nga Fieri enkas për tu takuar me të ndjerën. Ai ka pasur një debat me të, ka tentuar ta godasë, dhe ajo është ulur për ti shpëtuar goditjes dhe më pas ai ka qëlluar drejt saj. Fillimisht ka mbetur e plagosur dhe diku pas një ore ka ndërruar jetë  në spital.

Nga të gjitha hetimet paraprake por edhe nga këqyrja e telefonit është vënë re se ngjarja kishte agravuar. Nga hetimet flitet se një javë më parë ka shkuar në shtëpi të vajzës për ti kërkuar dorës, por nuk ka pasur marrje në pyetje të familjarëve.

Por ka pasur komunikim mes tyre. Nuk dihet nëse kanë pasur biseda të  agravuara, kjo mbetet për tu parë. Vajza ka qenë duke u adresuar në komisariatin numër 4 por që nuk ka arritur ta bënte pasi ndodhi ngjarja”, tha Lala.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura