Krim në familje, 34-vjeçari ekzekutohet me armë zjarri nga i vëllai

Jul 14, 2018 | 18:54
SHPËRNDAJE

Një 34-vjeçar në Kosovë është vrarë këtë të shtunë, bëri me dije policia e Prishtinës. Mediat në Kosovë raportojnë se i dyshuari për vrasjen e M.G. është i vëllai.

SKENE KRIMI

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një rast vrasje në fshatin Tërbovc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, njoftoi policia lokale.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje, ku  viktima: M.G. mashkull, 54 vjeç, duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes.  Aktualisht policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Personi i dyshuar është identifikuar dhe po kërkohet  nga ana e policisë”, shtuan të njëjtat burime.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura