Krim i rëndë brenda familjes në Durrës, burrin qëllon për vdekje me thikë bashkëshorten. Detaje nga ngjarja

Feb 2, 2020 | 8:10
SHPËRNDAJE

Një ngjarje rëndë është regjistruar natën që lamë pas në qytetin e Durrësit.

policia-naten-1

Një grua 33 vjeçare është qëlluar disa herë me thikë nga bashkëshorti, duke i shkaktuar vdekjen.

Krimi i rëndë sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 23:55, ku shtetasi me iniciale L.C, 45 vjeç, banues në Xhafzotaj ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen me iniciale M.C, 33 vjeçe.

Njoftimi i policisë lokale:

Më datë 01.02.2020, rreth orës 23:55, shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta  ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura