Krijohet Superliga Europiane, reagon Anjeli: Jemi mbledhur në një moment kritik për të transformuar…

Apr 19, 2021 | 8:48
SHPËRNDAJE

Lind një epokë e re për futbollit. 12 klube prestigjioze europine kanë konfirmuar dje në mesnatë arritjen e një akordi për një kompeticion të ri futbollistik në mesjavë, “Super League”, e cila do të jetë nën qeverisjen e klubeve themeluese të “ECA” (Shoqata e Klubeve Europiane).

6EF5C515-A8DA-4891-8A46-D5D00C6B288D

12 klubet themeluese të “ECA”-s janë 6 anglezet: Çelsi, Mançester Junajtid, Mançester Siti, Liverpul, Totenhem dhe Arsenal; 3 italiane: Juventus, Milan e Inter si dhe 3 spanjollet, Atletiko Madrid, Real Madrid dhe Barcelona. Por nga burime të sigurta garantohet se shumë shpejt edhe tre klube të tjera do të bëhen pjesë e kësaj shoqate, përpara se të inaugurohet sezoni i parë i këtij kompeticioni të ri, i cili duhet të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ai që mbështet fort këtë kompeticion të ri dhe idenë e Perezit është edhe Andrea Anjeli, presidenti i Juventusit, por në të njëjtën kohë presidenti i shoqatës “ECA”: “12 klubet që kanë themeluar këtë format përmbledhin së bashku një grup prej 1 miliard tifozësh në të gjithë botën dhe një palmares prej 99 trofesh në nivel ndërkombëtar. Në këtë moment kritik jemi mbledhur për të menduar dhe transformuar një format të njohur europian, për ta çuar lojën që duam (futbollin) në një rrugë zhvillimi të përballueshëm për një kohë të gjatë, me një mekanizëm solidariteti, por që të ofrojë edhe rritje financiare të mëtejshme.

Dhe me formatin e ri që ne kemi menduar do t’i garantonim dhe do t’i shtonim tifozëve urinë dhe dëshirën për të parë një futboll ekzemplar, por që në të njëjtën kohë të shërbejë si shembull pozitiv i gjithëpërfshirjes mes atyre që luajnë në fushë dhe atyre të tjerëve që e mbështesin nga shkallët e stadiumit”. Duke mbetur te zhvillimi ekonomik që Anjeli flet, sponsori i parë që do të garantojë mbështetjen e madhe financiare për nisjen e këtij projekti do të jetë rrjeti televiziv “DAZN”, i cili mendohet se është gati që ta mbështesë “Super League” me 3.5 miliardë euro, një shumë parash për të pasur të drejtat ekskluzive të këtij aktiviteti të ri, ndonëse afati i shpërndarjes së 3.5 miliardëve nuk është paracaktuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura