Krijimtaria që la pas Fatos Arapi, kush është shkrimtari i njohur që u shua

Oct 11, 2018 | 9:46
SHPËRNDAJE

Shkrimtari i njohur Fatos Arapi, i ndare nga jeta sot, ne moshen 89-vjecare, la pas nje krijimtari e cila do ta mbaje padyshim te pashuar emrin e tij nder breza, e vecanerisht tek adhuruesit e poezise.

1-bc642a4845

Shkrimtari i dashur shqiptar, lindi në vitin 1929 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë.

Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra 

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

Poezite e para 

Poezitë e para Arapi i botoi në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë, dhe, përkatësisht në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet “Shtigje poetike” dhe “Poezia dhe vjersha”. Që në hapat e parë ai paralajmëroi një zë të veçantë në artikulimin gjuhësor të botës dhe të njeriut, një vizion të vetin mbi realitetin.

Fillimet poetike të Fatosit do të jenë tematikisht të rrudhura e të reduktuara, duke u kushtëzuar nga rrethanat politike të kohës.

Brenda këtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t’i përqeshë e përbuzë burokratët dhe demagogët, si në poezinë “Antiburokratike”, apo do të sjellë disa veçanti përmbajtësore dhe ekspresive si në poezinë “Pse erdha në jetë”. Siç shihet, poeti i thur ode lirisë dhe “mejtimit të lirë” siç e quan ai. është synim dhe ideal madhor, pas të cilit poeti magjepset dhe përbetohet.

  • Shtigje poetike, 1962
  • Partizani pa emër, 1962
  • Poema dhe vjersha, 1966
  • Ritme të hekurta, 1968
  • Patat e egra, 1969
  • dhjetori i shqetësuar, 1970
  • Dikush më buzëqeshte, 1972
  • Poezi të zgjedhura, 1974
  • Drejt qindra shekujsh shkojmë 1977
  • Shokët, 1977
  • Cipa e borës, 1985
  • Deti në mes, 1986
  • Ku shkoni ju statuja, 1990
  • Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995
  • Gjeniu pa kokë, 1999
  • Na ishte një almë, 2002
  • E sajoi reja zogun e furtunës

Përkthime

  • Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981;
  • Poezi, Pablo Neruda, 1989;
  • Safo, 1990;
  • Antologji e poezisë turke të shekullit XX, 2001.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura