Krijimi i Prokurorisë së Posaçme/ Kreu i KLP-së kërkoi takim me Metën. Çfarë diskutuan në Presidencë

Nov 20, 2019 | 17:28
SHPËRNDAJE

Në kuadër të takimeve të shumta që ka zhvilluar dy ditët e fundit, Presidenti i Republikër, Ilir Meta pritur në Presidencë edhe kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, takim që sipas Presidencës është zhvilluar me kërkesën e këtij të fundit.

c9c4f2d2-7836-46c7-99dc-21d60b0d37a4

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë e informoi Kreun e Shtetit për hapat e mëtejshëm dhe koordinimin ndërmjet të gjithë institucioneve të përfshira në procesin e konstituimit të Prokurorisë së Posaçme.

Presidenti Meta e siguroi z.Ibrahimi për mbështetjen e pa kursyer në përmbylljen me sukses të procesit të ngritjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Presidenti Meta i bëri me dije kryetarit të KLP-së, se “pavarësisht rezervave që ai ka patur në lidhje me zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe vonesat në krijimin e këtyre institucioneve të reja, do të mbështesë maksimalisht këtë proces në mënyrë që këto organe kaq të rëndësishme të drejtësisë penale të jenë sa më shpejt funksionale dhe që procedura e konstituimit të tyre të kryhet brenda një kohe sa më shpejt të jetë e mundur”.

Sipas njoftimit, kreu i shtetit ka theksuar se do të përmbushë çdo detyrim që do t’i kërkohet sa më parë të jetë e mundur në përputhje me ligjin dhe frymën e Kushtetutës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura