Kreu italian i Antikorrupsionit: Politikanët tanë blejnë diploma në Shqipëri

Nov 23, 2015 | 23:33
SHPËRNDAJE

Kreu i Antikorrupsionit në Itali, Rafaele Kantone ka mbajtur një fjalim ditën e sotme në Universitetin e Firences ku ka folur për korrupsionin gjerë e gjatë.

CantoneAi nuk ka harruar pa përmendur edhe Shqipërinë. Sipas tij, ka politikanë dhe deputetë italianë që kanë marrë diploma me para në universitetet shqiptare.

Sipas tij, janë këta njerëz që e mbajnë peng Italinë dhe që induktojnë korrupsion në sistemin e saj. “Kemi parë parlamentarë që tundin diplomat e blera në Shqipëri.

Këta janë po të njëjtët që kanë investuar për korrupsionin dhe ne e dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë.  Ata e kanë vendin në burg”, është shprehur Kantone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura