Kreu i Tatimeve, Vjero: Duam të formalizojmë tregun

Apr 11, 2018 | 9:30
SHPËRNDAJE

Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, sqaroi dje qëllimin e përfshirjes së një pjese të Biznesit të Vogël në skemën e TVSH-së.

Kreu i Tatimeve, Vasilika Vjero
Kreu i Tatimeve, Vasilika Vjero

Sipas saj, kjo masë ishte e domosdoshme për të formalizuar tregun dhe për t’i dhënë fund mashtrimeve nga biznesi i madh.

“Kjo reformë e domosdoshme e për shumë vite e vonuar, për formalizimin e ekonomisë, as nuk do të rëndojë barrën e të vegjëlve (që sot e kanë taksën ZERO apo vetëm 5% kur kanë një xhiro mes 5-8mln) dhe as nuk do të ndikojë mbi çmimet. Falë kësaj reforme do të marrë fund cirku i shumë të mëdhenjve që janë shfaqur si të vegjël, duke gënjyer njëkohësisht konsumatorin dhe shtetin, si edhe loja e shumë të mëdhenjve që kanë përdorur të vegjlit për të shmangur detyrimet tatimore, duke dëmtuar konkurrencën në treg”, u shpreh dje Vjero.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura