Kreu i ri i SHISH, flet Meta: Ja pse nuk e kam dekretuar Helidon Bendon

Dec 11, 2017 | 12:32
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dhene pergjigje pyetjes se perse nuk e ka dekretuar ende kreun e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe propozimin e bere nga kryeministri Rama, per pasuesin e Visho Ajazi Likes.

Presidenti_Ilir_META

Presidenti ka theksuar se vendimmarrja eshte e rendesishme e per pasoje kerkon kohe.

Duhet të kemi në konsideratë se një vendimmarrje e tillë është shumë e rëndësishme,  cila kërkon kohë. Presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare siguron një institucion kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”, tha Meta, teksa iu pergjigj interesit te medias per kete ceshtje.

Kujtojme qe pas doreheqjes se Visho Ajazi Likes nga kreu i SHISH-it, kryeministri Rama la ne tryezen e Metes propozimin qe vendin e tij ta zere Helidon Bendo, emer qe deri me sot nuk ka marre edhe dekret nga ana e presidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura