Kreu i Qarkut Tiranë dhe Kryebashkiaku i Kamzës nisin aksionin e mbjelljes së fidanëve

Jan 16, 2020 | 19:40
SHPËRNDAJE

Kryetari i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi dhe kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli zhvillua sot një aksion për mbjelljen e qindra fidanëve për krijimin e miniparqeve dhe zhvillimin e zonës.

Nisëm në Kamëz për herë të parë aksionin masiv të mbjelljes së fidanëve sëbashku me kryebashkiakun Rakip Suli, bashkinë e qytetit, aktivistë të EkoMendje. Gjelbërimi në këtë pjesë të lumit Tirana do të vazhdoj, krijimi i parqeve të vogla në funksion të qytetarëve. Pastërtia tashmë vihet re kudo,” u shpreh kryetari i Qarkut, Aldrin Dalipi.

0aa516f8-a1c9-4184-aa14-14ab6b6346c9

Dalipi u  shpreh se , sipas tij, Kamza ka një transformim të jashtëzakonshëm përsa i përket gjelbërimit dhe pastërtisë.

Nismës iu bashkuan nxënës të shkollës “Isa Boletini” të Paskuqanit dhe punonjës të Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në Bashkinë e Kamzës.

“Ne po punojmë çdo ditë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, jemi të gjithë të angazhuar në këtë drejtim. Ju bëjmë thirrje të rinjve t’ju bashkohen iniciativave të tilla që i shërbejnë të tashmes dhe së ardhmes, për një qytet cilësor dhe konkurrues”, u shpreh Suli.

15d87d94-ae95-4cb1-a166-70516f0e3f6b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura