Kreu i Policisë prezanton drejtuesit e rinj në Fier, Elbasan e Tiranë: Prioritet lufta kundër drogës

Apr 28, 2015 | 17:51
SHPËRNDAJE

Drejtori i Policise se Shtetit Haki Çako ka qenë sot në Fier dhe në Elbasan ku ka prezantuar drejtuesit e rinj të Policisë në këto qytete. I shoqeruar nga Drejtori i Pergjithshem per Rendin dhe Sigurine, Altin Qato, në Fiër Çako prezantoi drejtuesin e ri të qarkut, Neritan Nallbatin, i cili zëvendëson në këtë post, Ervin Hodajn, i cili tashmë do të drejtoje Drejtorine e Policise Tirane.

Kreu i Policise se Shtetit ne Fier

Në punën e tij, Nallbati tashmë tha Çako duhet të ketë në vëmendje rritjen e masave për parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike, per sezonin turistik e veror, rritjen e parametrave te rendit e sigurise e sigurise rrugore, kapjen e personave ne kerkim, intensifikimin me tej te luftes kunder krimit te organizuar e korrupsionit.

Gjithashtu Çako u ka kërkuar efektivëve te policise nje raport me te mire me komunitetin si dhe nje sherbim sa me cilesor.

Ndërsa në Elbasa, numri një i Policisë së Shtetit, ka prezantuar drejtuesin e ri të Policisë në këtë qark, zotin Alfred Çepe, i cili zëvendëson Nallbatin.

Drejtori i porsaemeruar Alfred Çepe vjen ne kete detyre pas rezultateve te larta ne pozicionin e shefit te komisariatit Gjirokaster ne kohen e operacionit historik te Lazaratit, si dhe te rezultateve te aritura ne luften kunder korrupsionit si Shef Sektori ne Drejtorine e Pergjithshme.

Ne takimin prezantues ishte i pranishem Prokurori i Rrethit Elbasan Eugen Beci. Z.Çako e cilesoi te rendesishem bashkepunimin me prokurorine, si nje nga çelesat kryesorë per te pasur sukses në luften ndaj krimit.

Kreu i Policise se Shtetit ne Elbasan

 Prezantimi i drejtorit te ri te Policise eshte bere edhe per Qarkun e Tiranës, ku tashme kreu i saj od te jete Ervin Hodaj. Ky zevendesoi Ardian Çipën, deri tani në krye të Policisë së kryeqytetit. Çipa tashmë është emëruar Drejtor i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Çako ka porositur drejtorin e ri Hodaj  në masat që duhen të merren për rritjen e parametrave të rendit e Sigurisë Publike e asaj rrugore, kapjen e personave në kërkim e të atyre që qarkullojnë me armë zjarrri. Intensifikimin e luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar , korrupsionit e krimit në tërësi. Përmirësimin  me tej të shërbimit  që Policia ofron për komunitetitn, si dhe prioritare marrëdhëniet me komunitetin, thuhet ne njoftimin per shtyp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura