Kreu i PD emëroi Bejkon si drejtues politik në Gjirokastër/ Reagon Tritan Shehu: Kërkon t’u imponosh Don Kishotër demokratëve kur vet je shkarkuar

Jan 26, 2022 | 16:29
SHPËRNDAJE

Pasi Tritan Shehu u shkarkua nga Lulzim Basha si drejtues politik i qarkut të Gjirokastrës, ku zëvendësohet nga Roland Bejko, deputeti ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale.

shehu

Shehu e konsideron Bashën një deputet të ngujuar që sipas tij përfshin edhe në qarkun e Gjirokastrës në vizionet e tij të deformuara.

DEKLARATA 

Deputeti i ngujuar Basha perfshin edhe Qarkun e Gjirokastres ne vizionet e tij te deformuara.

Qesharake kjo! Por dhe e dhimbeshme ne nje sens!

Nje deputet i mbyllur ne nje “bunker” te blinduar, te mbushur me keq beres, nen mbrojtjen nga Policia e Rames, kerkon te diktoje “vullnetet” e tij imagjinare militanteve, antareve, simpatizanteve demokrate te Qarkut te Gjirokastres.

Dhe per me shume kjo kur nga Bunkeri ku eshte futur, pak jave me pare i mbyti me gaz toksik, i gjakosi nepermjet shkopinjeve te rregjimit, kerkoi t’i poshteroi, denigroi, e cbeje ata.

Po ai haron se Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Permeti, Kelcyra, Tepelena e Memaliaj jane “kocke” e forte, qe te ngel ne gryke.

E kane treguar kete ne historine e ketij vendi, ne historine tone demokratike, por dhe ne historine e afert te Kuvendit te 11 Dhjetorit e Referendumit te 18 Dhjetorit, kur njezeri u ndane perfundimisht nga ty.

U ndane nga ty jo per inate a simpatira personale, por se ti jo vetem i tradhetove per 8 vite kur ata te mbeshteten, i mashtrove, i fute ne beteja te genjeshtra nga i nxorre po me genjeshtra, per t’i krijuar mundesi ketij rregjimit te kapte cdo gje, por dhe se kerkove t’i helmosh realisht e lendosh fizikisht prej atij bunkeri, qe shpejt do tu kthehet te zoterve.

Ndersa plaget morale ja kishe krijuar prej kohesh!

Dhe ne menyren me komike kerkon edhe sot t’i sundosh ata, tu imponosh Don Kishoter, kur ti vete je shkarkuar prej kohesh edhe formalisht.

Ndersa ata jane te plotfuqishem e te lire ne zgjedhjet e tyre, te vendosur ne rrugen e demokracise e te opozitarizmit me kete rregjim, ne pregatitje per tu perballur me ate e fituar mbi ate.

Dhe kete jua them dhe une si deputet i tyre, si antar i organit me te larte te PD Komisionit te Rithemelit, i ngarkuar edhe ne menyre te vecante per ate Qark.

Fatkeqesisht perceptimet e deformuara te cojne shume larg disa here.

Prandaj ndoshta duhet me mire te themi:

Ta shpetojme deputetin Basha!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura