Kreu i partisë ku kandidoi mbesa që vrau gjyshen: Xhoana ndryshoi pas divorcit, më parë s’kishte cene

May 27, 2015 | 22:19
SHPËRNDAJE

Mark Marku, kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane në Shkodër e njeh Xhoana (Gjoana) Hilën prej 7 vitesh. Pas arrestimit të 32- vjeçares për vrasjen e gjyshes në Shkodër, bashkë me të dashurin tiranas, Marku thotë se në asnjë rast nuk kishte vënë re më parë nuanca kriminale te vajza.

Xhoana Hila

Ai tregon se në zgjedhjet e vitit 2013, emri i Xhoana Hilës u vu në listën e kandidatëve për deputetë, si vajzë e lindur në Shkodër, në një familje me emër të mirë, si dhe njohjet e saj në këtë zonë.

Megjithatë, kreu i PAD-së së Shkodrës ia vë “fajin” divorcit të Xhoanës, si edhe periudhës pas fushatës zgjedhore.

Si e mësuat ngjarjen në lidhje me një nga kandidatët e partisë suaj për deputete të vitit 2013? Ngjarjen unë e kam mësuar nëpërmjet shtypit. Kur pashë edhe foton e saj mbeta tej mase i habitur. Mbeta i habitur se si ka mundësi që një njeri që unë e kisha njohur prej 7 vitesh, të kryente një veprim të tillë. Kjo ngjarje me ra si një bombë, jo vetëm për familjen e saj, por edhe për të gjithë opinionin shkodran. Ky është një rast tejet i veçantë që duhet të trajtohet me shumë kujdes. Duhet të trajtohen të gjithë elementët e veprimeve të saj. Këto duhet të trajtohen në mënyrë të qetë dhe njerëzore, pa pasione të çastit.

Cila ka qenë shkalla e njohjes suaj për Xhoanën deri sa pranuat ta keni pjesë të listave të partisë suaj për zgjedhjet e 2013?
Xhoana vinte nga një familje shumë e mirë në Shkodër. Një njeri me principe të pastra dhe intelektuale deri në një farë mase, kishte mbaruar studimet për ekonomi, për mbarëvajtjen e punëve që i ngarkoheshin, për kërkesat që kishte ndaj qytetit. Megjithëse Xhoana jetonte në Tiranë, arsyeja që ajo u fut në listën e partisë sonë për deputete në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, ishte vetë lidhja e saj me qytetin e Shkodrës..,

Intervisten e plote e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura