Kreu i opozitës serbe: Korrigjimi i kufijve kërcënon sigurinë në Ballkan

Sep 17, 2018 | 9:16
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë më të madhe opozitare në Serbi, Cedomir Jovanoviq, ka folur rreth idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

cedomir

Ai vlerësoi Kosovën si “rast i veçantë” dhe shtoi se ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan nuk është përgjithësisht e mirë.

“Në përgjithësi, ndryshimi i kufijve nuk është i mirë. Kjo është një nga parimet e bazës së politikës së sigurisë”, tha Jovanoviq në Podgoricë, transmeton Lajmi.net.

Ai ka shtuar se Kosova është një rast i veçantë, dhe se rajoni duhet të jetë aleati më i madh në këtë çështje pasi pasojat për rajonin sigurisht që ekzistojnë.

Sipas tij, edhe rajoni duhet ta pranojë se pa një Serbi të qëndrueshme dhe paqësore nuk ka paqe.

“Kur i tërë rajoni ta ketë kuptuar se nuk ka asnjë çështje kombëtare që mund të zgjidhet pa pëlqimin e shteteve të tjera dhe popujve, atëherë ne mund të flasim për Ballkanin evropian”, ka thënë Jovanoviq.

Për deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit, ai tha se dëshiron të qëndrojë larg këtyre deklaratave, duke shtuar se tani pjesa më e vështirë është që ta bindin popullin se po duan marrëveshje të paqes si një zgjidhje me Kosovën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura