Kreu i Kuvendit jep lajmin e shumëpritur: Presim që Serbia ta njohë shumë shpejt pavarësinë e Kosovës

Nov 14, 2017 | 10:34
SHPËRNDAJE

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë gjatë konferencës “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”, se Kosova pret që shteti i Serbisë ta njoh shumë shpejt pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë.

veseli

Sipas tij, Kosova pas tre muajsh feston 10 vjetorin e pavarësisë dhe se Serbia duhet ta njoh këtë fakt.

“Pas tre muajsh Kosova feston 10 vjetorin e pavarësisë së vet. Kosova është dëshmuar si shtet që ka kontribuar në paqe dhe demokraci në rajon dhe më gjerë. Ne kemi ndërtuar raporte shumë të mira të fqinjësisë me shtetet përreth ndërkaq edhe me Republikën e Serbisë po Presim që Republika e Serbisë shumë shpejt ta njeh edhe pavarësinë e shtetit tonë”, ka thënë Veseli.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura