Kreu i Kushtetueses reagon për herë të parë pasi kaloi Vettingun: Si të kaloje varrin për së gjalli

Jun 21, 2018 | 12:30
SHPËRNDAJE

“Njesoj si te kaloje varrin per se gjalli”. Me keto fjale e ka krahasuar kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja, gjithe sa ka kaluar teksa ishte ne proven e madhe te Vettingut, ne kohen qe KPK kishte ne shqyrtim dosjen e tij.

bashkim-dedja_1507026710-5357079-770x395

Ne nje reagim te pare per mediat, Dedja beri me dije se  vendimin e KPK-së për rikonfirmimin e tij në detyrë e ka pritur në shtëpi me familjarët e tij dhe thote se nuk e kishte menduar per asnje moment qe nuk do e kalonte.

“Nuk mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh “varrin për së gjalli”. Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e kushtetuese”- thote ai.

Sipas kreut te Kushtetueses, tani i takon perfaqesuesit te tij ligjor te merret me rastin e tij.

“Kolegji i apelimi do caktoje standardin e kryerjes së Vettingut. S’e kam menduar kurrë që s’do kaloja. Gjithçka mund të ndodhte. Vettingun e kam ndjekur ne shpi me familjarët, ishte diçka me emocion. Pasi e ndoqa ne shtepi erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto”- ka thene ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura