Kreu i KLP sugjeron ndryshime në ligj: SPAK të fokusohet te funksionarët. Kemi nisur hetimet …

Jan 22, 2020 | 8:52
SHPËRNDAJE

BLEONA METUSHI/ Gjatë zhvillimit të konferencës rajonale “Hetimi financiar i korrupsionit në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut”, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, u shpreh se duhet të rishikohet legjislacioni për kompetencat e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.Arben-Kraja-Olsian-Cela-SPAK-Donika-Prela-Ibrahimi-Gent (6)

Sipas Ibrahimit, duhet të rishikohet pasi Struktura e Posaçme nuk mund të merret me çështje “banale të korrupsionit”, nëse kërkohet që të japë rezultate në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

“Çfarë heton SPAK? Ka një përqendrim tek ato vepra që janë të rëndësishme, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Prokuroria e Posaçme do të jetë e detyruar të hetojë edhe çështjen më banale të korrupsionit, deri në nivelin e lartë të zyrtarëve dhe politikës. Në rast se ne presim rezultate në luftën kundër korrupsionit, portofoli i juridiksionit duhet të jetë i fokusuar te funksionarët që kanë peshë, nuk është zgjidhja më e mirë, por edhe mund të rishikohet në të ardhmen për sa i përket juridiksionit. Është e domosdoshme që portofoli të jetë më i reduktuar dhe të jetë i orientuar ndaj atyre funksionarëve që kanë peshë. Kjo edhe mund të rishikohet në të ardhmen”, tha Ibrahimi.KLP

Nga ana tjetër, kreu i Prokurorisë së Posaçme, teksa foli për punën njëmujore të kësaj Prokurorie, kërkoi shtimin e saj me dy prokurorë pasi ka ngarkesë të lartë.

FINANCIMI

Gjatë fjalës së tij, Gent Ibrahimi tha gjithashtu se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion janë nënfinancuar. Sipas kreut të KLP-së, pa mbështetje financiare nuk mund të ketë rezultate.

“KLP-ja është një organ kolegjial, që futet në zemër të Prokurorisë, një organ që priret që të jetë e mbyllur, natyra është e tillë. Jemi nënfinancuar në mënyrë dramatike ne dhe SPAK-u. Nuk mund të ketë rezultate pa mbështetje financiare”, tha ai. SPAK Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Arben Kraja, gjatë fjalës së tij në konferencën e djeshme tha se gjatë këtij muaji, ata janë munduar ta kapin “situatën në dorë” dhe të administrojnë punën e lënë nga Krimet dhe ato të ardhura nga Prokuroritë e rretheve. Kraja tha se kanë vendosur kontakte me partnerët e huaj dhe janë një sërë hetimesh që po kryhen për llogari të partnerëve.

Më tej, drejtuesi i SPAK-ut shprehu shqetësim edhe për ngarkesën dhe tha se janë fokusuar fillimisht në çështjet e rëndësishme.

“U bë një muaj që SPAK është funksionale në Shqipëri, nga data 20 dhjetor, një periudhe ‘lufte’ për ne që kemi shkuar atje për të kapur situatën në dorë, për të marrë në administrim të procedimit penal të trashëguara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të ardhura nga prokuroritë e tjera. Për të krijuar administratën, për të nisur dhe për të punuar njëkohësisht dhe për të hartuar një numër të madh aktesh administrative në aspektin e krijimit dhe funksionimit të strukturës pasi është strukturë e re, ndryshe nga Gjykata që administronte administratën e Gjykatës ekzistuese. Aktualisht, Prokuroria ka 8 të emëruar dhe dy të caktuar përkohësisht. Meqenëse e kam kryetarin e Këshillit, gjej rastin t’i bëj thirrje që të vazhdojë procedurën e emërimit të dy vendeve që kanë mbetur bosh, nga numri 15 i miratuar nga Këshilli sepse me të vërtetë e kemi të nevojshme. Kemi nisur hetimet duke u fokusuar në çështjet më të rëndësishme. Kemi rivendosur kontaktet me partnerët ndërkombëtarë për çështje që vazhdojnë të hetohen. Janë disa hetime të përbashkëta që bëhen për llogari të autoriteteve të huaja. Ndërkohë kemi miratuar paketën e plotë të akteve nënligjore për zgjedhjen e drejtorit dhe anëtarëve të Byrosë së Hetimit. Ne aktualisht kemi prokurorë, por nuk kemi hetuesit. Kanë nisur aplikimet. Shpresojmë që deri në datën 30 të kemi një numër sa më të madh kandidatësh, që më pas të mund të zgjedhim më të mirin dhe profesionistin”, tha Arben Kraja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura