Kreu i Kesh jep lajmin e mirë për Shkodrën: Ndalen shkarkimet në hidrocentralin e Vaut të Dejës

Feb 12, 2021 | 17:14
SHPËRNDAJE

Gjatë ditëve të ardhshme nuk do të ketë më reshje shiu.

149263504_187124153206370_6113673756113419063_n

Për këtë arsyeja, Korporata Energjetike Shqiptare nuk do të kryej shkarkime në hidrocentralin e Vaut të Dejës, duke bërë të mundur uljen e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës.

Reagimi i kreut të KESH, Benet Beci:

Së bashku me anëtarët e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në një mbledhje ndryshe nga çdo herë tjetër, ku përtej analizës së menaxhimit të prodhimit dhe sigurinë e digave diskutuam se si KESH mund të ndihmojë në reduktimin e impaktit në zonën e nën Shkodrës.

Sipas raporteve meteorologjike për periudhën 12- 20 Shkurt 2021 nuk priten reshje shiu dhe për këtë arsye së bashku me anëtarët vendosëm që të ulim sërish shkarkimet në Hec Vau Dejës nga 500 m3/ në 300m3/s. Kjo me qëllimin për ti dhënë kohë lumit të Bunës  dhe liqenit të shkojnë drejt kuotave normale.

Falenderova të gjithë anëtarët e këtij Sekretariati për punën e palodhur dhe për bashkëpunimin perfekt që kemi pasur në këtë periudhë të vështirë me reshje intensive dhe prurje historike mbi lumin Drin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura