“Kreu i KED ushtar i Partisë”- Ilir Meta shpërthen ndaj mazhorancës: Po i rrëmben Presidentit në mënyrë mafioze dekretimin e anëtarit të ri të Kushtetueses

Nov 13, 2019 | 21:03
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer me tone të larta ndaj kreut të Këshillit Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ndërsa e konsideroi “ushtar të partisë”.

Në një deklaratë për mediat, Presidenti Meta tha se kreu i KED, në kundërshtim me statusin, “bën lojëra të tilla që të vendosë në pozitë kreun e Shtetit që të shkelë Kushtetutën me pahir”.

70e869ad-92bc-4abb-b5ee-815494aeb32a

Unë nuk jam këtu për t’u marrë me thashetheme të turpshme që u takojnë vetëm njerëzve politikanëve që nuk kanë asnjë lloj dinjiteti politik, familjar dhe shoqëror.

Është një person tërësisht i diskriminuar dhe është një person që ka marrë vlerësimin zero ndërkohë që i ka pasur kualifikimet më të larta si për shkollomini dhe vlerësimet e tjera. Presidenti nuk merret me asnjë individë. Nëse nuk do kishte besimin tek asnjë individë do të thoshte që nuk kam besim tek askush. Të ndërtosh një proces me kaq shumë probleme.

Të përpiqesh ta banalizosh në histori të tilla kur bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese që asnjë ditë nuk duhej të ishte e mbyllur. Ua kam thënë edhe diplomatëve të korruptuar. Kemi bërë që edhe Gjykata Kushtetuese të përfshihet në vetting dhe u kam thënë që asnjë ditë të mos kishte mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Kjo ka ndodhur që në krye të KED-së të vinte një ushtar i verbër i partisë. Duhet të vinte një ushtar i partisë që në kundërshtim edhe me statusin që ka bën lojëra të tilla që të vendosë në pozitë kreun e Shtetit që o të shkelë Kushtetutën me pahir ose me lojëra të tilla të turpshme që as fëmijë rrugaçë nuk bëjnë t’i rrëmbejnë Presidentit në mënyrë mafioze kjo është e vërteta. Nëse duan të vazhdojnë konflikte të tilla do t’ia shtojnë më tej kushtet Shqipërisë gjatë këtij dimri. Boll jemi kërrusur nga kushtet, nuk duhet të rrëzohemi deri në pranverë.”, tha Meta.

Presidenti Meta, ndërsa vijoi me sulmet ndaj Dvoranit, shtoi se KED nuk u sabotua kot në 2017 dhe 2018, por, sipas tij, u bë me qëllimin që të vinte “dikush që të bënte këto lojëra”

Presidenti i Republikës për t’u treguar juve se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë gjë më të rëndësishme për të që prej dy vitesh si Presidenti dhe një vit si kryetar i Parlamentit nuk ka pasur gjë më të rëndësishme se sa krijimi i Gjykatës Kushtetuese. KED nuk u sabotua kot në 2017 dhe 2018 sepse duhet të vinte dikush që të bënte këto lojëra. Bundestagu e bëri të qartë që duhet të krijohet Gjykata Kushtetuese. Janë dhjetëra milionë euro nga Evropa që në Shqipëri të kemi shtet ligjor. Ata nuk paguajnë që të kapet sistemi i drejtësisë sepse e dinë që është më shumë krim, më shumë azil drejt këtyre vendeve”, tha Meta.

Pyetje: Çfarë ndodh nëse emri i të dekretuarës së Metës si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari nuk botohen në Fletoren Zyrtare?

Presidenti Meta: Ju duhet të dini se çfarë publikohet në Fletoren Zyrtare dhe këtë e parashikon ligji. Së dyti, çdo publikim kontrabandë nuk e pengon Presidentin e Republikës për të përmbushur detyrimet Kushtetuese. Ka kushtetutë mbi çdo gjë tjetër. Kush mendon se mund të bëjë shaka të bëjë dhe të marrë përgjegjësitë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura