Kreu i Gjykatës së Lartë: Vendimi për “21 Janarin”, brenda pak javësh

Feb 10, 2016 | 10:57
SHPËRNDAJE

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori në një bashkëbisedim me gazetarët ka deklaruar se reforma në drejtësi duhet të miratohet së shpejti.

“Shpresojmë të ketë një konsensus sa më të gjerë për t’i dhënë jetë kësaj reforme.. I kemi paraqitur vërejtjet tona komisionit të Venecias…besimi tek gjyqësori duhet të jetë më i madh”,- tha ai.

Xhezair Zaganjori, Kreu i Gjykates se Larte
Xhezair Zaganjori, Kreu i Gjykates se Larte

Zaganjori deklaroi se janë 13 mijë çështje që presIn të gjykohen, teksa aktualisht, Kolegji Penal po gjykon çështjet e 2015-ës, ndërsa Kolegjet Administrative po gjykojnë çështje të 2013-ës.

Duke folur për 21 Janarin, Zaganjori tha se shumë shpejt, brenda javësh, do dali në përfundim nëse do kalojë dosja në gjykim apo do mbyllet, pasi aktualisht ndodhet në dhomë këshillimi.

Shqetësim sipas tij është edhe pagesa 22 euro për deklaratat doganore.

“Një kontentier mund të përmbajë deri në 10 deklarata doganore, deklarata doganore 22 euro është kosto e lartë për ne citoi ai përfaqësuesit e doganës.

Sipas tij, Gjykata e Lartë në thelb duhet të jetë një gjykatë karriere, “por të ketë parashikime të tilla si një % të vijnë edhe jashtë sistemit por me kritere shumë të forta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura