Kreu i gjigantit të medias jep dorëheqjen, akuzat seksuale që e “fundosën”

Sep 10, 2018 | 8:43
SHPËRNDAJE

Kreu i gjigantit të medias amerikane CBS, Les Moonves, ka dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale.

les

CBS kishte hetuar Moonves që nga akuzat e paraqitura në New Yorker në korrik, nderkohe qe akuza të reja nga gjashtë gra të tjera dolen ne drite vetem nje dite me pare, shkruan BBC.

Moonves, 68 vjeç, mohon akuzat, duke i quajtur denoncimet e fundit “të tmerrshme”.

Megjithatë, CBS tha se kompania dhe Moonves do të dhurojnë 20 milion $ (15.4 milion funta) për grupet që mbështesin lëvizjen #MeToo.

Qëndrimi i Moonves në krye të CBS-së, të cilit ai iu bashkua më 1995, është shënuar nga një luftë e pushtetit me Sheri Redstone e cila, nëpërmjet biznesit të familjes së saj, ‘National Amusements’, është aksionerja kontrolluese në CBS dhe konglomeratin e medias, Viacom.

Redstone dhe Moonves ishin angazhuar në një betejë gjyqësore ndërsa ai përpiqej të pengonte planin e saj për të bashkuar CBS dhe Viacom.

Por njoftimi i largimit të Moonves erdhi në të njëjtën kohë kur CBS tha se po përfundonte një veprim ligjor kundër National Amusements. Nga ana e saj, National Amusements tha se ‘nuk do të kërkojë një bashkim midis dy kompanive për dy vitet e ardhshme’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura