Kreu i futbollit armen: Humbja me Shqipërinë ishte tradhti kombëtare

Nov 25, 2015 | 22:22
SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës Armene të Futbollit, Ruben Hayrapetyan ka lëshuar një bombë vetëm një muaj pas sfidës Armeni-Shqipëri, ku kuqezinjtë fituan 0-3 në Jerevan dhe arritën kualifikimin historik në Euro 2016.

FaksimileSipas tij, ndeshja ndaj Shqipërisë ishte tradhti kombëtare. Ai citoi disa media ndërkombëtare që pretendojnë se disa lojtarë të Armenisë kishin marrë 2 mln euro për “t’ia lënë” ndeshjen Shqipërisë, shkruan media “Armen Press”.

“Ekipi kombëtar i Armenisë është i të gjithë kombit armen dhe Federata gjithashtu. Unë si President i Federatës do të bëj çdo gjë që kjo histori të tejkalohet.

Futbollistët tanë nuk deshën të luajnë futboll dhe po t’i referohemi asaj që ndodhi me Shqipërinë mund të them se ka patur tradhti kombëtare.

Edhe sikur trajneri më i mirë në botë ta drejtonte Armeninë në atë ndeshje, rezultati do të ishte i njëjtë”, ka thënë kreu i Federatës Armene të Futbollit me ironi.

Fitorja e Shqipërisë ndaj Armenisë në Jerevan është perceptuar si e trukuar, jo vetëm nga armenët, por edhe nga mediat daneze.

Komente të tilla ka patur edhe në Shqipëri, ku tifozë të ndryshëm, të zhgënjyer nga humbja me Serbinë 2-0 në “Elbasan Arena” kanë shfryrë në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura