Kreu i bashkisë së Fierit: Nuk rikandidoj, projektet e mia zgjasin deri në qershor

Feb 28, 2015 | 13:49
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj ka deklaruar sot hapur se nuk ka ndërmend të rikandidojë për një tjetër mandat në krye të bashkisë, duke pohuar se do t’i hape rruge zgjedhjes se figurave te reja, por ka lene te kuptohet qarte se nuk ka ndermend te dorehiqet.

Kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj

Në një deklaratë për media, bërë sot, në mbyllje të një marrëveshje binjakëzimi me Bashkine e Janinës, Zeqaj ka thënë se projektet e tij mbyllen deri në qershor, kohë që përkon edhe me zgjedhjet e reja të pushtetit lokal. 

Zeqaj tha se kandidimi nuk është aspirate e tij. Po ashtu, për të shuar zërat për aludimet e fundit, Zeqaj ka deklaruar se do të jetë në krye të  detyrës deri në fund të mandatit të tij, duke i dhënë përgjigje, në këtë mënyrë gjithë  hamendësimeve për dorëheqje nga posti para përfundimit të aftave ligjore.

Në përgjigje të interesit të medias, pas debatit të fundit lidhur me deklaratat e kryesocialistit se kryebashkiakët me tre mandate nuk rikandidojnë më, Zeqaj ka thënë se ai ka qenë e mbetet socialist dhe ka qëndruar në këtë post për tre vite me radhë me votat e socialistëve. 

“’Kandidimi nuk është aspirata ime, nuk është as projekt, as aspiratë. Unë do të vazhdojë projektet e mia deri në qershor. Ky është synimi im; të vazhdoj projektet e mia aq sa më mandaton ligji’’, ka thënë Zeqaj. 

Me kete dekarate, Zeqaj duket se terhiqet, por te kemi parasysh se vetem nje dite pas lajmit te prokurorise, qe e vuri ate ne akuze per abuzimin me banesat sociale ne kete qytete, ai deklaroi se kjo ishte nje loje per te penguar rikandidimin e tij.   

Por, edhe pse Zeqaj deklarohet se nuk e ka aspiratë rikandidimin, zëra nga radhët e Partisë Socialiste në bazë flasin për një rikandidim të mundshëm të tij. Kjo, jo, e bazuar tek deshirat personale të kryetarit aktual, por tek besimi që kryesocialisti Rama ka tek ai për të mbajtur Fierin një bastion të majtë, gjë që shkon përtej asaj që deklaron Zeqaj. 

Pas dorëheqjes së kreut të bashkisë së Pogradecit u përfol se edhe kryebashkiaku i Fierit do ta bënte një lëvizje të tillë dhe se mund të kandidojë i pavaruar në zgjedhjet lokale, por vetë Zeqaj nuk ka folur kurrë për diçka të tillë. 

Baftjar Zeqaj është në përfundim të mandatit të tretë si kryebashkiak i qytetit të Fierit. Gjatë kohës që ai ka drejtuar qytetin, është njohur si nëj njeri që bëri revolucion në projektet planifikimin urban, por edhe për qeverisjen demokratike të institucionit. Madje, vetëm pak ditë më parë bashkia Fier u përzgjodh si një nga modelet më të mira për planifikimin dhe qeversijen vendore, një program i mbëhstetur nga USAID. 

Ditën e sotme, Bashkia Fier lidhi marreveshjen e bashkepunimit me bashkine e Janines. Të dy kryetarët e bashkive respektive,  Baftjar Zeqaj dhe Thomas Bengas, gjate firmosjes së kësaj marrëveshje u angazhuan për marrëdhënie të perhershme bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, tregtisë, sportit, turizimit, kulturës etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura