Kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha ndeshet me lojtarët e Kombëtares në Kavajë (FOTO)

Feb 26, 2015 | 18:10
SHPËRNDAJE

Lojtarët më të mirë të minikampionatit të futbollit mes skuadrave nga burgjet e Kavajës, Rrogozhinës, Fushë-Kryjës dhe Lezhës, zhvilluan sot një ndeshje me ish-lojtarët e ekipit Kombëtar. Ndeshja u luajt në Kavajë në stadiumin “Besa”, ndërsa të burgosur të njohur për drejtësinë shqiptare si Lulzim Berisha, kreu i bandës së Durrësit etj, kanë luajtur përballë lojtarëve profesionistë.  Nga ish-lojtarët e ekipit Kombëtar që zbritën në fushë ishin Zëri, Omuri, Rraklli, Demollari etj.

Lojtaret e dy epikeve

Takimi u zhvillua në orën 12:00 në stadiumin Besa të Kavajës. “Ndeshja perfundoi 5-3 per ekipin e te denuarve, te cilet fituan edhe Kupen e medaljet e aktivitetit. Ato u dorezuan nga Presidenti i FSHF, Armand Duka, Ministri i Drejtesise, Nasip Naco dhe Kryetari i Bashkise se Kavajes Elvis Roshi”,-thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Mësohet se gjatë ndeshjes nuk pati incidente, ndërkohë  që në një prononcim për mediat, ministri Naço dhe kreu i FSHF-së, Duka, thanë se bënë tifo për lojtarët e veshur me bluzën e bardhë, të burgosurit. “Do rrezikoja edhe njëqindë herë të tjera që ky aktivitet të bëhej qoftë edhe me karrierën time nëse do të ndodhte ndonjë gjë, sepse ky aktivitet është i nevojshëm. Nëse do të më pyesnit se më kë do të bëja tifozllik, zakonisht jam me ekipin e Kombëtares siç jemi të gjithë, por sot jam me ekipin e bluzave të bardha”- tha Naço. Nga ana e tij, kreu i FSHF-së, Armando Duka uroi që aktiviteti t’i ketë shërbyer sa do pak përmirësimit të jetës së kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare që vuajnë dënimin.

Ndeshja mes të burgosurve dhe lojtarëve të ekipit kombëtar u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe komisariati i Policisë së Kavajës,  rrethuan stadiumin disa orë para se të fillonte ndeshja.

Takimi thuhet se u organizua nga FSHF në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Bashkinë e Kavajës, duke mundësuar finalen e Turneut të Futbollit mes një seleksioni të burgjeve të Kavajës, Peqinit, Fushë-Krujës dhe një ekipi të përbërë nga ish-lojtarë të ekipit kombëtar.



NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura