Krespo: Grup i ndërlikuar, por Interi është “i çmendur”

Aug 31, 2018 | 10:04
SHPËRNDAJE

“Më gëzon ta shoh Interin në Champions, pas shumë vitesh është bukur të rishohësh zikaltrit në këtë kompeticion. Duke u nisur nga vazoja e katërt, e dija që do përfundonte në një grup të vështirë”.

krespo

Pas hedhjes së shortit, Hernan Krespo ka folur kështu për kthimin e Interit në Europën e rëndësishme, ku megjithatë i pret një “grup ferri” me Barcelonën, Totenhemin dhe PSV-në. Për mikrofonat e “Inter TV”, argjentinasi komentoi: “Grup i ndërlikuar?! Interi është në Champions dhe ky fillimisht është një lajm i bukur. Barcelona risjell në mendje kujtime të bukura, por të luash kundër tyre nuk është asnjëherë e lehtë. Pas shumë vitesh që nuk merr pjesë në Champions, rikthimi bëhet i vështirë, por është interesante të luash sfida të mëdha. Ndërsa Totenhemi po nis të ketë eksperiencë, vitin e kaluar kaloi Realin e Madridit. Një këshillë për zikaltrit? Duhet të përpiqen të mos humbasin pikë me PSV-në e më pas të tentojnë për më shumë. Por, Interi është ‘i çmendur’. ‘San Siro’ do jetë një spektakël dhe tifozëria zikaltër ka uri, ndaj do japë një shtysë të madhe”.

download

GARA NË SERINË A – Ndërkaq, skuadra e Spaletit duhet të mendojë të marrë fitoren e parë në kampionat: “Prisja një start ndryshe, – pranoi Krespo.-Juventusi është i një tjetër niveli në këtë moment, ndërsa Interi ka detyrim të renditet mes katër vendeve të para; më pas të shohim nëse do jenë edhe anti-Juvja. Për një mijë arsye, bardhezinjtë janë dy-tre hapa përpara të gjithëve. Ronaldo në Serinë A?! Diçka shumë e bukur. Është fantastike të shohësh lojtarët e mëdhenj që luajnë në Itali. Kristiano i tërheq të gjithë, edhe ata që nuk janë të pasionuar pas futbollit”, përfundoi analizën e tij Krespo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura