Krerët e PAN Veseli, Haradinaj e Limaj vazhdojnë konsultimet për Qeverinë, ja kë e takuan sot (FOTO)

Aug 12, 2017 | 13:49
SHPËRNDAJE

Krerët e koalicionit PAN, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj po vazhdojnë konsultimet për krijimin e Qeverisë.

 

Në një nga restorantet nw Prishtinw, Veseli Haradinaj e Limaj u panë në takim me djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugovën.

Familja Rugova këto ditë ka qenë shumë e përfolur në media, për shkak se deputetja e LDK-së nga kjo familje, Teuta Rugova mund të ketë arritur marrëveshje me koalicionin PAN.

Të hënën, ndërkaq nga ora 10:00 do të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, PAN ka theksuar se nuk do të marrë pjesë as në këtë seancë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura